OSBE: Vendimi i Lumezit për caktimin e koordinatorit arritje për gazetarët në Kosovë

OSBE: Vendimi i Lumezit për caktimin e koordinatorit arritje për gazetarët në Kosovë

 

Misioni i OSBE-së në Kosovë Jan Brathu, përmes një letre publike e ka cilësuar si një arritje të rëndësishme vendimin e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që të caktojë një prokuror në rolin e koordinatorit si dhe caktimin e nga një prokurori në prokuroritë themelore për rastet e gazetarëve.

Sipas Brathu ky vendim ndikon në krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët.

“Kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, Ambasador Jan Brathu, e mirëpret vendimin zyrtar të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që të emëroj një prokuror nga zyrja e tij në pozitën e koordinatorit për të gjitha rastet e dhunës dhe veprave kriminale ndaj gazetarëve”, thuhet në këtë letër.

Ambasadori Brathu gjithashtu ka vlerësuar rritjen e bashkëpunimit mes AGK-së dhe Prokurorisë si institucion. /Insajderi.com