OSBE përkrah mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

OSBE përkrah mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim e Evropës (OSBE) ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të dhënë ndihmë në çështjet teknike të implementimit të zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

Edhe pse institucionet e Kosovës nuk kanë treguar ende një qëndrim lidhje me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, OSBE ka bërë të ditur se do të jetë e gatshmë të ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka vendosur që 90 qendra votuese do të hapen në Kosovë gjatë zgjedhjeve serbe, të cilat do mbahen me 2 prill, shkruan B92.

“Gjithçka tjetër pos mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Kosovë do të ishte një mesazh negativ”, ka thënë Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Ai gjithashtu tha që zgjedhjet serbe janë “mbajtur gjithmonë” deri tani në territorin e Kosovës. /Insajderi.com