OSBE: Mbroni gazetarët – mbroni fjalën e lirë!

OSBE: Mbroni gazetarët – mbroni fjalën e lirë!

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka vazhduar me fushatën për vetëdijesimin e publikut rreth sigurisë së gazetarëve, me billborde dhe murale me gazetarë të shquar, të vendosura në mbarë Kosovën.

Përmes kësaj fushate synohet që autorëve të çdo forme kërcënimi ose sulmi ndaj gazetarëve, në mënyrë që sulmet e tilla të parandalohen në të ardhmen.

“Gazetarët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve specifike të frikësimit, kërcënimeve apo sulmeve fizike për shkak të punës së tyre”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

“Në vitin 2017 janë raportuar gjithsej 28 kërcënime ose sulme fizike ndaj gazetarëve. Është e rëndësishme që secili pjesëtar i shoqërisë të kuptojë nevojën për të mbrojtur gazetarët dhe për të kontribuar për një mjedis që respekton lirinë e fjalës dhe lirinë e medias “, tha Braathu.

Fushata ka nisur në vitin 2017 me spote televizive, fushata adreson sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetarët gjatë punës së tyre dhe ndikimin e këtyre sfidave në punën e tyre.

Billbordet dhe muralet, në shqip dhe serbisht, do të jenë të vendosura nga qershori deri në nëntor 2018.

Si pjesë e kësaj fushate, Misioni po organizon edhe debate televizive mbi sigurinë e gazetarëve dhe tema të ngjashme.

“Më 22 qershor do ta organizoj një konferencë me përfaqësuesit e institucioneve të sundimit të ligjit, mediat dhe shoqërinë civile mbi standardet ligjore për mbrojtjen e gazetarëve”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Pre e sulmeve fizike dhe kërcënimeve kanë qenë edhe drejtuesit dhe gazetarët e Gazetës Insajderi.

Drejtori Parimi Olluri, ishte sulmuar fizikisht në gusht të vitit të kaluar nga tre persona të panjuhur në afërsi të banesës së tij në Prishtinë. Sulmuesit ende nuk janë kapur nga policia.

Në muajin nëntor fizikisht ishte sulmuar edhe kryeredaktori, Vehbi Kajtazi. Sulmuesi Fitim Thaqi, ishte mabjtur pak kohë në paraburgim derisa gjykata mori vendimin per dënimin me kusht me vetem pak muaj.

Gjatë këtij viti ekipi i Gazetës Insajderi u kërcënuan me vrasje nga Anton Jupa, drejtori i kompanisë “Euro Ida”, që kishte importuar mish të prishur nga Belgjika. Ai u arrestua dhe mbajti një muaj para burgim, por së fundi ai është liruar./Insajderi.com