Fantazma e komunizmit...

13.05.2018 09:17

Origjina e Evropës

13.05.2018 13:02
Origjina e Evropës

Një gjë që ju godet shumë shpejt rreth Europës është sesa e larmishme është ajo. Në disa zona, ju mund të bëni një udhëtim 2 orësh me makinë dhe të kaloni nëpër 4 zona gjuhësore të ndryshme, nganjëherë me alfabete të ndryshme për t’i shkruar.

Gjenerali De Gaulle një herë tha se nuk mund të bashkoni një vend si Franca që ka 265 lloje të ndryshme djathërash; është akoma më e vështirë për Europën, një kontinent i vogël që nuk mund të vendosë me cilën gjuhë të flasë, cilën fe të ushtrojë, çfarë paraje të përdorë apo se ku saktësisht fillon dhe mbaron.

Ku është Europa?

Shumica e kontinenteve kanë masa të konsiderueshme tokësore, por Europa është paksa ndryshe. Për shkak se Europa është pjesë e të njëjtës masë tokësore si Azia, mund të thoni se, gjeografikisht, ajo realisht nuk është as edhe një kontinent i veçantë. Kufiri midis Europës dhe Azisë zakonisht merret në Malet Urale në Rusi, por kjo linjë është paksa arbitrare. Kufiri bëhet akoma më arbitrar në rajonin mesdhetar.

Qyteti i Stambollit ndodhet zyrtarisht në pikën e takimit të Europës dhe Azisë, me vetëm një rrip të vogël ujor, Ngushticën e Bosforit, midis tyre. Por nëqoftëse prisni ta gjeni veten në një botë të ndryshme menjëherë sapo zbrisni nga anija, mund të ngeleni të zhgënjyer.

Pjesë e madhe e Turqisë duket mjaft e ngjashme me pjesën më të madhe të Greqisë, gjë që nuk është e habitshme për shkak se ato janë të dyja pjesë e së njëjtës kulturë. Qiproja është pjesë e “Europës”, por ajo ka shumë më tepër të përbashkëta me Turqinë “aziatike” sesa ka me ishujt e tjerë europianë, si për shembull Islandën, Irlandën apo ishujt e Balltikut.

Në fakt, për pjesën më të madhe të historisë së Europës, bota mesdhetare ka operuar si një njësi e vetme, me anije tregtare që lëviznin nga njëri breg tek tjetri dhe perandori madhështore që kërkonin të sundonin të gjithë zonën, me asnjë njeri që të ngrinte zërin se, po të flasim siç duhet, këtu ekzistojnë tri kontinente të veçantë.

Sa Europa?

Sapo filloni të shikoni për ngjashmëritë që i mbajnë sëbashku europianët, përfundoni me disa rezultate të papritura. Një gjë është e sigurtë, shpejt gjeni se kanë ekzistuar më shumë “Europa” nga sa mund të keni menduar.

Një Europë kristiane?

Ideja e Europës si një kontinent i krishterë funksionon, ama deri në një pikë të caktuar. Megjithatë, Europa ka një popullsi substanciale myslimane dhe jo vetëm emigrantë të pasluftës, por komunitete fillimisht të krijuara kur turqit osmanllinj pushtuan Europën lindore në shekullin e XV-të. Pjesa më e madhe e Spanjës dikur u sundua prej myslimanëve nga Afrika Veriore, të cilët krijuar atë çka e quanin

Kalifati i Kordobas; akoma mund ta gjeni një ndjesi të trashëgimisë së tyre të pasur kulturore në të mrekullueshmin Pallat Alhambra në Granada. Krishtërimi u përhap nëpër Europë, aq shumë sa që biseda u përqëndrua në botën kristiane, një lloj Europe kristiane e bashkuar.

Megjithatë, krishterimi u nda në dy kampe gjeografikë dhe teologjikë: kisha katolike me qendër në Romë dhe kisha ortodokse me qendër në Konstandinopojë. Katolikët mesjetarë i konsideronin të krishterët ortodoksë si pak më mirë se infidels (domethënë jobesimtarë) dhe në vitin 1204 një ushtri kryqtarësh perëndimorë në rrugën e tyre drejt Jeruzalemit vendosën që t’u jepnin një mësim nëpërmjet shkatërrimit të qytetit të madh të krishterë të Konstandinopojës. (Mund të mësoni më shumë për këtë episod të shëmtuar në Kapitullin e 7-të). Ec përpara me tri shekuj dhe e gjeni Europën që e ndan veten më dysh rreth ideve fetare të Martin Luther dhe John Calvin.

Kjo periudhë quhet Reformatorizmi (Kapitulli i 10-të ka detajet) dhe e ndau Europën në Europë protestante (Angli, Skoci, Gjermani veriore, Skandinavi, Hollandë, pjesë të Zvicrës) dhe katolike (Itali, Francë, Spanjë, Poloni, Hungari, Gjermani jugore, Irlandë), për të mos përmendur Europën ortodokse lindore (Rusi, Greqi, Ballkan). Europë e krishterë? Numëroni: qenë tri Europa!

Një Europë mbretërore?

Kur liderët fetarë nuk po pretendonin sanksionim hyjnor ndaj pjesëve të Europës, mbretërorët europianë pretenduan – ose u përpoqën të pretendonin – të drejtën e tyre hyjnore për të sunduar…

A ka kuptimin ta mendosh Europën si një kontinent që, historikisht në çdo rast, lidhet lehtësisht me monarkinë? Europa la flakur tej shumë mbretër që qenë lindur për të sunduar dhe dinin sesi. Midis këtyre njerëzve qenë:

Mbretër mesjetarë, të tillë si Shën Luigji i IX-të i Francës apo Henri i II-të i Anglisë, që i mbajtën të gjitha tokat e mbretërive të tyre, kështu që kushdo tjetër, edhe ata më fisnikët, qenë banorë të tyre.

Perandorë të Shenjtë Romakë që sunduan Gjermaninë dhe e shikonin veten si liderë të Europës kristiane, si Frederiku i II-të, i njohur si “Stupor Mundi”, “Mrekullia e Botës”.

Carët e Rusisë, të tillë si Ivani i IV-ët i “Tmerrshëm”; autokratë të një perandorie të madhe që mund të shpresohej se çdo fjalë e tyre ishte ligj.

Mbreti Filipi i II-të i Spanjës, që sundonte një perandori mbarëbotërore nga një studio e thjeshtë brenda pallatit të madh burokratik që ai ndërtoi për veten e tij jashtë Madridit, të quajtur El Escorial.

Luigji i XIV-të i Francës, “Mbreti Diell”, i quajtur kështu sepse oborri i ti në Versajë ishte menduar të ishte madhështor sa vetë Dielli. Ai besonte në të drejtën hyjnore të mbretërve për të sunduar – në mënyrë absolute.

Ju mund të thoni – dhe disa historianë e kanë thënë – se të gjithë ata diktatorë në Europën e shekullit të XX-të thjesht po ndiqnin një model të krijuar nga paraardhësit mbretërorë të tyre. Stalini nganjëherë quhej Cari i Kuq dhe Mussolini sigurisht që e shikonte veten si një perandor romak modern (ai përfundoi si shumë prej tyre).

Por ekziston një tjetër Europë që kurrë nuk ka qenë nën të drejtën hyjnore të mbretërve dhe është në fakt krenare që i ka mbajtur sunduesit e saj nën një kontroll të rreptë. Anglezët e shtrënguan Mbretin Xhon që ta pranonte Magna Carta në vitin 1215 dhe, nga fundi i shekullit të XVII-të, ata i kishin prerë kokën një mbreti, kishin mbajtur një tjetër në mërgim me vite dhe shtrënguar një të tretë që të arratisej për jetë.

Zviceranët u mblodhën sëbashku për t’i shporrur austriakët në shekullin e XIII-të dhe kanë qenë mjaft krenarë për traditën e tyre republikane qysh atëhere. Italianët ngritën një seri qytetesh – republika në mesjetë dhe qenë përgjithmonë në mbrojtje të tyre – jo gjithmonë me sukses, kjo duhet thënë– kundër sunduesve pretendentë që mund të përpiqeshin për t’i futur në dorë. Hollandezët dhe gjermanët kanë tradita shumë të fortë qytetesh republika, duke u mbledhur sëbashku për të mbrojtur pavarësinë e tyre.

Të gjitha këto vende shikonin për frymëzim në qytet shtetet e Greqisë së lashtë dhe në babain e të gjithë atre, Republikën Romake të lashtë. Rreziku, siç do ta mësoni romakët dhe më pas italianët në lëkurën e tyre, nuk vinte nga armiqtë e jashtëm por nga vetë gjeneralët e suksesshëm të tyre. Fjala romake për një komandat ushtrie qe imperator; nuk është rastësi që ajo na dha ne fjalën perandor, për shkak se në këtë u kthyen imperatorët romakë. (Shikoni Kapitullin e 4-ët dhe të 6-të për të mësuar se çfarë nuk eci mirë me eksperimentin fisnik romak në qeverisjen republikane).

Një Europë demokratike?

Këshilli i Europës, që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore, pëlqen të promovojë idenë se ër të qenë siç duhet europian, ju duhet të qëndroni për idealet e demokracisë dhe mund ta shikoni se pse. Greqia e lashtë qe vendlindja e demokracisë – edhe vetë fjala është greqisht – “Nëna e parlamenteve” e Britanisë përgjithësisht shikohet si modeli i qeverisjes me përfaqësim dhe francezët mund të pretendojnë, me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të tyre të vitit 1789, se i kanë dhënë botës deklarimin e parë të vërtetë të të drejtave të njeriut (por shiko Kapitullin e 16-të përpara se ta besosh).

Problemi me këtë nocion është se demokracia europiane është një ide mjaft e vonshme dhe nuk ka hedhur rrënjë shumë të thella. Demokracia greke ishte shumë e ndryshme nga demokracia moderne, jo më së paku pse liria greke mbështetej mbi një klasë skllevërish të njohur si helots dhe gratë – thjesht nuk e dinit se çfarë ju priste, apo jo? –nuk kishin asnjë prej të drejtave që gëzonin burrat.

Edhe në Europën perëndimore moderne, u deshën vite beteje për të arritur të drejta demokratike të barabarta për gratë. Demokracia realisht ka lulëzuar në historinë europiane në periudhën qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 dhe më pas – kurrë mos e harroni këtë – vetëm në gjysmën e kontinenti. Europa lindore dhe qendrore nuk e shijuan demokracinë derikur nuk ra Muri i Berlinit në vitin 1989, duke marrë me vete diktaturat komuniste.

Qysh nga ajo kohë, shumë prej këtyre vendeve në tranzicion demokratik, siç e thotë fjala, e ka gjetur demokracinë shumë të vështirë për t’u përshtatur. Shumë prej rusëve sot shikojnë prapa me nostalgji në ditët e vjetra të mirë të Stalinit dhe të kampeve të punës; të paktën e dinit se ku qetë atëhere, thonë ata. Do të ishte mirë të thuhej se demokracia deridiku u vjen natyrshëm europianëve, por dëshmitë janë kundër kësaj. /Marre nga Kapitulli i pare i “Europe for dummies”/ bota.al/