Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit

Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit

Organizata e ashtuquajtur “Syri i Popullit”, ka marr përgjegjësinë për plagosjen e avokatit Azem Vllazi.

Përmes një komunikate për media dërguar nga kjo organizatë thuhet se, “Organizata “Syri i Popullit”ka merr përgjegjësinë për plagosjen e titistit, Azem Vllasi!”

“Ky gjakpirës antishqiptar ka qene një murtajë e vërtetë për shqiptarët e Kosovës që ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare”, thuhet ndër tjerash në këtë komunikatë.

Sipas kësaj organizate thuhet “se janë mbledhur “shumë Avni Rrustema” që të hakmerren ndaj “lidershipit shqiptar që është i lidhur ngusht me shërbimet antishqiptare të shteteteve europiane dhe i zhytur deri në fyt me korrupsion dhe me krim të organizuar”.

Kjo organizatë ka bërë të ditur se do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marr votën e popullit dhe janë pasuruar në emër të luftëtarëve çlirimtar.

“Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”. /Insajderi.com