Express.co.uk” ka raportuar për shfaqje të një mjeti të dyshimtë në " />

Organizata për kërkime të UFO-ve po heton një rast në Kosovë

MUFON, organizata  më e madhe në botë e fokusuar në kërkime për UFO-s, sipas “Express.co.uk” po e heton një rast të dyshimtë të shfaqjes së një mjeti në hapësirën e Lubotenit në Kosovë, që dyshohet të jetë një UFO.

Organizata për kërkime të UFO-ve po heton një rast në Kosovë

Gazeta britanike “Express.co.uk” ka raportuar për shfaqje të një mjeti të dyshimtë në hapësirën e Kosovës.

Bëhet fjalë për për një fotografi të publikuar nga Hiking Njeri një organizatë për udhëtime nëpër natyrë.

Por një fotograf i cili ka dashur të mbes anonim, sipas Express.co.uk i ka dërguar Rrjetit MUFON, organizatës  më të madhe në botë e fokusuar në kërkime për UFO-s, për të bërë një analizë të mëtutjeshme.

Fotografia thuhet të jetë bërë me 25 tetor, në një udhëtim në majën e Lubotenit. Por fotografia e shfaqur në gazetën britanike nuk është gjetur në albumin e “Kosova Hiking Trips” të kësaj date, raporton Insajderi.

Në raportin e tij për MUFON, fotografi që ka dërguar këtë foto ka thënë se “ishin duke bërë një shëtitje në një grup të madh të njerëzve në vendin e quajtur Luboten me 2 mijë e 498 metra lartësi, dhe kemi bërë disa fotografi që kur janë afruar del ky mjet”.

Për këtë ka raportuar edhe një media tjetër.

uffo

“Pasi u ktheva në shtëpi dhe shikova fotografitë, pashë disa në të cilat shfaqej një rruzull i artë pas disa alpinistëve. Kanë qenë 230 alpinistë por askush nuk e ka vënë re këtë gjë. Kam shumë fotografi të këtyre llojeve”, citohet të ketë shkruar ky fotograf.

Por fotografi ka sqaruar gjithashtu se duke e ditur faktin se aparati fotografik mund të shkakto efekte të ndryshme në fotografi ai edhe mund të mos jetë një UFO.

“Por për shkak se objekti duket se ka reflektuar dritën, dëshmitari beson se është një objekt i pranishëm”, shkruan “Express.co.uk”.

Përkundër të gjitha dyshimeve, MUFON ka thënë se është duke e hetuar rastin e çuditshëm./Insajderi.com