Orban i premton Austrisë se do t’i kthejë në shtëpi emigrantët kosovarë

Orban i premton Austrisë se do t’i kthejë në shtëpi emigrantët kosovarë

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban ka shprehur vullnetin e tij që Hungaria t’i marrë mbrapa sërish emigrantët që kanë kërkuar azil në Austri, e më pas t’i kthejë ata në Kosovë e Shqipëri – pasi shumica prej tyre janë shqiptarë, raporton Associated Press, njofton Insajderi.

Orban, duke folur për media pas një takimi me kancelarin austriak, Michael Kern, ka thënë se Hungaria ka një marrëveshje me shtetet e origjinës (Kosovën dhe Shqipërinë) për këta emigrantë shqiptarë.

Ai e bëri të qartë se shteti i tij do t’i marrë sërish në Hungari, vetëm ata emigrantë që për herë të parë në Bashkimin Evropian ishin regjistruar në Hungari.

Orban më parë kishte thënë se “emigrantët paraqesin një problem në sigurinë publike dhe rrezik nga terrorizmi”. /Insajderi.com