Në Kuvendin e Kosovës, për të tretën herë është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe në këtë gjendje seanca për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është mundësuar që të votohet.
Mirëpo deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka treguar se kur do të vazhdojë sërish seanca.
“Kuvendi është në pauzë deri në ora 16:30 dhe pas kësaj pritet që të vazhdojë në mënyrë të rregullt”, ka thënë Kusari – Lila.
Xhelal Sveçla ka hedhur për të tretën herë gaz lotsjellës në Kuvend. /Insajderi.com