Opozita turke reagon ashpër për “mashtrimet në referendum”

Opozita turke reagon ashpër për “mashtrimet në referendum”

Zëvendëskryetari i Partisë Republikane Popullore në Turqi, Bulent Tezcan ka thënë se referendumi i mbajtur sot në Turqi ka dështuar.

Tezcan ka thënë se vendimi në minutat e fundit nga Bordi Elektoral i Turqisë për të pranuar edhe votat e pavulosura si valide do të shkaktojë problem serioz në legjitimitetin e këtij referendumi.

Një njoftim i Bordit të Lartë Elektoral pak para mbylljes së votimeve kishte thënë se do t’i numërojë edhe votat që nuk ishin të vulosura, raporton Reuters.

“Bordi i Lartë Elektoral ka dështuar të ndalë mashtrimin në referendum”, ka thënë Bulent Tezcan.

Pas 50 për qind të votave të numëruara, mbi 55 për qind janë “Pro” për ndryshimet kushtetuese që i japin kompetenca më të thella rolit të presidentit. /Insajderi.com