Opozita thotë se zgjedhja e Thaçit president nuk i ndalë protestat

Opozita thotë se zgjedhja e Thaçit president nuk i ndalë protestat

Nëpërmjet një komunikate tri partitë opozitare lajmërojnë se do të vazhdojnë betejën e tyre kundër koalicionit qeverisës që i mundësojë Thaçit të bëhet president dhe protestat e tyre do të vazhdojnë.

“Kundërshtimi i dy temave; formimit të “Zajednicës” dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të jetë edhe më i fortë”, u tha në një konferencë të Opozitës së bashkuar ku folën kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ndërkaq, procesi i zgjedhjes së presidentit të cilin e konsideruar si proces të dhunshëm vetëm sa e ka thelluar edhe më shumë krizën në vend.

“Poashtu, e ka rritur edhe më shumë iritimin e qytetarëve ndaj Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Ky thellim i kapjes së shtetit nuk do të kalojë dhe qytetarët që e kundërshtojnë këtë klikë uzurpatore do të ngadhënjejnë”, thuhet në komunikatën e opozitës.

Sipas tyre, Kuvendi i cili ka një kohë që funksionon ka marrë  një vendim skandaloz që u shpreh përmes “dhunës ndaj deputeteve të opozitës së bashkuar”.

Kryesia e Kuvendit përjashtojë 11 deputet opozitar.

Në fund të komunikatës thuhet se zgjidhja e vetme për Kosovën janë zgjedhjet e lira demokratike që do ta kthenin legjitimitetin demokratik në këto institucione.