Opozita serbe kërkon takim urgjent për Kosovën

Deputetë serbë të  disa partive opozitare, anëtarët e Bordit për Kosovën kanë kërkuar  sot nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun që urgjentisht të thërrasë një mbledhje të këtij komisioni.

Opozita serbe kërkon takim urgjent për Kosovën

Ata njëkohësisht kanë kërkuar që në këtë mbledhje të jetë i pranishëm edhe  dhe të kërkojnë praninë e Drejtorit të Zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, raportojnë mediat në Serbi, përcjellë Klan Kosova.

Drecun kishte deklaruar se më parë se prsite që kjo seancë të mbahej më 17 tetor, por këta deputetë kërkojnë që ajo të mbahet jo më vonë se nesër paradite duke pasur parasysh “situatën aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë”.

Ata presin që të jenë të informuar për rrjedhën e negociatave me institucionet e Prishtinës nën kujdesin e BE-sëe në veçanti në rastin e Trepçës. /Insajderi.com