Opozita reagon – Kosova paraqitet me fusnotë në Tiranë, ministri Hoxhaj e mbron atë

Opozita reagon – Kosova paraqitet me fusnotë në Tiranë, ministri Hoxhaj e mbron atë

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ka bërë të opozita të reagojë për shkak se Kosova paraqitet me fusnotë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, ka thënë se nuk mund të përkrahet një marrëveshje që e prezanton Kosovën me fusnotë.

Sipas saj, përfaqësimi i Kosovës me fusnotë do ta bënte Kosovën jo të barabartë me të tjerët.

Po ashtu, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën është shprehur kundër përfaqësimit të Kosovës më fusnotë në këtë Fond.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se debati për fusnotën është i panevojshëm.

Kurse Glauk Konjufca – shef i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se fusnota është një gjë shumë e dëmshme për Kosovën që është bërë nga qeveria e kaluar ndërsa tash për ndryshimin e saj e ka shumë të vështirë për shkak se pa dashur Serbia fusnota nuk do të mund të largohet.

“Fusnota është ndërlidhë me njohjen e Kosovës nga Serbia të cilën atë ditë unë e shoh shumë larg”, ka thënë Konjufca.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje që të votohet kjo marrëveshje, pasi sipas tij, është në interes të Kosovës dhe në interes të partneritetit strategjik me Shqipërinë, duke ditur se selia e këtij fondi do të themelohet në Tiranë.

Ndryshe, Fondi për Ballkanin Perëndimor është një fond që përfshinë 6 shtete të Ballkanit dhe financon Arsimin, Kulturën dhe fusha të tjera.