Opozita proteston për Republikën ne Ditën e Pavarësisë

22.01.2016 14:30
Opozita proteston për Republikën ne Ditën e Pavarësisë

Liderët e opozitës së bashkuar kanë treguar datën e protestën së radhës, pas atyre të mbajtura në disa qytete dhe protestës së fundit të mbajtur me 9 Janar.

Protesta kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe që opozita i referohet si Zajdenica dhe Demarkacionit me Malin e Zi, e që krejt ngërthehet nën moton “Manifesto për Republikën”, do të mbahet pikërisht në ditën kur festohet krijimi i Republikës së Kosovës, 17 shkurt.

“Më 17 shkurt, në ora 14:00, mbahet protesta gjithëpopullore kundër “Zajednicës”, kundër Demarkacionit me Malin e Zi, dhe për largimin e kësaj qeverie që e ka shkelur Kushtetutën. Populli i Kosovës nuk e ka ndërmend ta tolerojë një qeveri të tillë që e cenon rendin kushtetues për t’ia mundësuar Serbisë ndërhyrjen politike, ekonomike e territoriale në Kosovë, e as ta tolerojë faljen e tokave të Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të opozitës.

Të tre liderët opozitar, Visar Ymeri nga VV, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, kanë thënë se e kanë zgjedhur pikërisht këtë ditë simbolike për shtetin e Kosovës që qytetarët të dalin masovisht për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj keqqeverisje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Visar Ymeri , tha se populli i Kosovës nuk e ka ndërmend ta duroj këtë qeveri që është shkelëse e kushtetueses  dhe fal territore vendeve fqinje.

Ndërsa lideri i AAK, Ramush Haradinaj fton  qytetarët që me 17 shkurt duke filluar nga ora 14:00 ta fuqizojnë kundërshtimin e kësaj qeverie me protestë, dukë thënë së do të jetë e  qetë.

Kështu kishin premtuar edhe për protestën e 9 Janarit e cila përkundër thirrjeve për qetësi kishte esklauar ne konfrontim të ashpër mes protestuesve dhe policisë. Protesta e parafundit e opozitës për pak sa nuk kishte rezultuar në kallje të objektit të Qeverisë së Kosovës me koktej molotovi.