Opozita në Shqipëri kundërshton taksën për Rrugën e Kombit

Opozita në Shqipëri kundërshton taksën për Rrugën e Kombit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka kundërshtuar taksën e vendosur nga qeveria për kalimin në Rrugën e Kombit.

Sipas demokratëve, qytetarët e varfër të vendit do të duhet të paguajnë 10 euro për të kaluar në këtë rrugë, ndërsa shuma është 33% më e lartë se ajo e sugjeruar nga ekspertët.

Partia Demokratike paralajmëron se do ta anulojë këtë koncesion që opozita e konsideron të dyshimtë.

Deputetja Jorida Tabaku shprehet se kjo është një aferë e pastër me miliona euro në vit dhe një barrë e re e vendosur në kurriz të shqiptarëve.

“Edi Rama ka vendosur një taksë të re e të rëndë mbi shqiptarët, duke u marrë 10 euro për çdo udhëtim në Rrugën e Kombit. 10 euro, para që do të merren nga xhepat e lodhur e të varfër të qytetarëve të vendit. 5 euro në vajtje e 5 euro në kthim”, ka thënë ajo.