Opozita: Mogheri kërkoi të ratifikohet demarkacioni, nuk insitoi për versionin aktual

Opozita: Mogheri kërkoi të ratifikohet demarkacioni, nuk insitoi për versionin aktual

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, dhe nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, pas takimit me zyrtaren e BE-së Federika Mogherini, thanë se ajo ka shprehur qëndrimin e BE-së se duhet të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin e vizave.  Por sipas tyre ajo nuk këmbëngul që patjetër të jetë ky version i tanishëm i marrëveshjes, të cilin këto parti janë duke e kundërshtuar.

Ymeri deklaroi se janë pro demarkacionit, por jo për kufirin që është vendosur me marrveshjen e gushtit 2015.

“Kufiri i caktuar me Malin e Zi me këtë marrëveshje është gabim. Kjo marrëveshje është kundërshtuar nga qytetarët, banorët e asaj pjese, ekspertëve më të mirë që kemi. Vetëm partnerët e koalicionit, kokëfortësia dhe arrogance e tyrë e kanë penguar zhvillimin e këtij procesi”, deklaroi Ymeri.

Ndërkaq Ardijan Gjini tha se nga Mogherini ka marrur përgjigjen se duhet të ratifikohet marrëveshja për demarkcion por nuk është kusht që të votohet kjo vijë kufitare të cilënë e kan nënshkruar qeveria e Kosovës.

“Ata natyrisht që janë të interesuar vetëm të kaloj demarkacioni. Kjo vijë cfare është caktuar me marrëveshje është kundërshtuar nga fillimi, qeveria ka pasur mundësi dhe kohë deri tash ta ndryshoj,  por insitimi i tyre është vetëm të kaloj ky version”, tha Gjini.

Ymeri e Gjini theksuan se nuk do të ndryshojnë qëndrim sa i përket kësaj marrëveshje të demarkacionit.

Nërkaq Jakup Krasniqi i NISMA-s dhe Kadri Veseli i PDK-së, pas këtij takimi nuk janë prononcuar për media. /Insajderi.com