Opozita luan “tenis kundër regjimit”

Opozita luan “tenis kundër regjimit”

Përderisa brenda sallës së kryesisë së Kuvendit të Kosovës është hedhur gaz nga anëtarët e opozitës me qëllim ndërprerjen e kësaj mbledhje në të cilën do të caktohet data e zgjedhjes së presidentit të vendit, jashtë objektit protestuesit opozitar po zgjerojnë aktivitetet e tyre.

Përpos muzikës, lojërave të ndryshme tashmë protestuesit kanë improvizuar në shesh edhe një fushë tenisi.

“Tenis kundër regjimit” shkruhet në rrejtën e vendosur në shesh e ku kanë filluar të luajnë disa prej protestuesve.

tenis1