Opozita kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Opozita kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Tri paritë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, kanë kërkuar ndërprerjen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Ata kanë kërkuar që edhe Kuvendi i Kosovës të thotë fjalën e tyre, duke bërë thirrje për nënshkrimin e deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Valdete Bajrami shefe e grupit parlamentar të Nisma-s, tha se dialogu nuk është në favor të qytetarëve nëse nuk ndryshon format.

“Mustafa dhe Thaçi e kanë humbur legjimitetin, fillimisht duhet me marre leje në kuvend dhe për të bërë dialog por ata nuk e kanë bërë”, tha Bajrami.

Ndërsa Glauk Konjufca, nga Vetëvendosje tha se qeveria ka mashtruar qytetarët e Kosovës, duke mos i përmbushur premtimet për dialogun të bëra në vitin 2011.

“Në vitin 2011 qeveria jonë ka dhënë tri premtime që sipas tyre, dialogu me Serbinë sjellë njohjen e Kosovës, integrim në bashkimin evropian dhe  integrimin e serbeve të Kosovës, brenda Republikës së Kosovës, por asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur”, tha Konjufca.

Pal Lekaj nga AAK-ja kryeministrin Mustafa dhe presidenti Thaçi, i ka quajtur kryeservilë, pasi sipas tij ata janë duke bërë dialog me pasardhësit e Milloshoviqit, të cilët janë duke sulmuar Kosovën.

“Krye servilët Mustafa e Thaçi, shkojnë te bisedojnë, në këtë gjendje ku Serbia pas luftë e atakon dhe ka fjalorë lufte nxitës ndaj Kosovës dhe kta krye servile shkojnë dhe bisedojnë me pasardhësit e ish regjimit te Milloshoviqit” tha Lekaj.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi, sot në mbrëmje do të takohen me homologët e tyre serbë, në Bruksel pas ftesës së Federika Mogherini. /Insadjeri.com