Opozita e ndarë rreth ftesës së kryeministrit për dialog

Dy partitë më të mëdha opozitare - Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë pranuar që t’i përgjigjen thirrjes eventuale të kryeministri Isa Mustafa, për të debatuar edhe një herë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Opozita e ndarë rreth ftesës së kryeministrit për dialog

Derisa partia më e vogël e opozitës Nisma për Kosovën thotë se debati i ri për kufirin është një lloj tradhtie, AAK-ja dhe LVV-ja thonë se në këtë takim përfundimisht Demarkacioni do të konstatohet i vdekur dhe do të ecet përpara me proces të ri.

Kryeministri Mustafa ka deklaruar se jo më larg se në fillim të muajit tetor, pritet të nisë një raund i ri bisedimesh rreth përafrimit të qëndrimeve mbi kufirin me Malin e Zi, shkruan gazeta Zëri.

Ai tha se ratifikimi i Demarkacionit do të kryhet brenda muajit të ardhshëm përkundër faktit se paraprakisht u ka bërë thirrje opozitës për bisedime.

Megjithatë, Mustafa ka thënë se me këtë ftesë do t’i jepet mundësia e dytë të gjithëve për sjelljen e fakteve rreth mëdyshjes së vijës kufitare me Malin e Zi.