Opozita akuzon qeverinë për thellim të krizës politike

Opozita akuzon qeverinë për thellim të krizës politike

Derisa brenda Kuvendit të Kosovës pritet të merret vendimi për një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, jashtë tij liderët opozitarë kanë kërkuar edhe një herë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tyre, veprimet e partive në pozitë vetëm sa janë duke e thelluar krizën politikë në vend.

“Ju bëjë thirrjeve partive në pushtet, koalicionit Mustafa-Thaçi që të ndalën sepse në këtë mënyrë ata po e thellojnë edhe ma tutje atë që veç ekziston si krizë politike në vend”, deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se “ky parlament nuka legjitimitet për të marrë vendime për asnjë minutë.”

“Ashtu siç e keni pare edhe mbrëmë edhe sot , njerëzit këtu e kanë kthyer këtë shesh si rezistencë kundër regjimit i cili po e thellon krizën në mënyre ilegale, të trafikuar”, ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e së premten, në të cilët nuk janë lejuar të marrin pjesë 24 deputetë opozitarë, që u suspenduan në seancën e fundit./Insajderi