Operacion i gjerë policor për identifikimin e lëmoshëkërkuesve

Operacion i gjerë policor për identifikimin e lëmoshëkërkuesve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të gjërë në të gjithë Kosovën për identifikimin e “fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit”.

“Plani operativ është mbështetur edhe nga akterë tjerë relevantë, si: gjykatat dhe prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së”, njofton PK.

Sipas policisë, gjatë këtij operacioni janë identifikuar 32 fëmijë lëmoshkërkues, prej të cilëve 20 shtetas të Kosovës dhe 12 të Shqipërisë, si dhe 21 lëmoshkërkues të moshës së rritur, 15 nga Kosova dhe 6 nga Shqipëria.

Poashtu, sic njofton policia, janë arrestuar katër persona nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe janë ngritur njëmbëdhjetë kallëzime penale mbështetur në po këtë vepër.

Shtetasit e huaj janë dërguar për procedurë të mëtutjeshme në Drejtorinë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime tjera bazuar në ligjin për të Huaj, njofton policia.