Opera publikon shfletuesin që bllokon reklamat

Opera publikon shfletuesin që bllokon reklamat

Në muajin Mars, Opera bëri të ditur planet për implementimin e një bllokuesi reklamash në versionet e hershme për zhvilluesit të shfletuesit. Tani kompania po e ofron këtë risi në një bazë më të gjërë përdoruesish me premtimin se do të reduktojë dukshëm ngarkimin e uebfaqeve.

Bllokimi i reklamave është i disponueshëm në Windows dhe Opera Mini për Android. Kjo risi jo vetëm që rrit shpejtësinë e shfletimit, por sipas Opera mund të eleminojnë shumë të dhëna të cilat duhet të shkarkohen nga një telefon për hapjen e uebfaqeve, njofton pcworld.al

Sipas një zëdhënësi të kompanisë performanca do të rritet me 90%. Madje Opera vijon më tej duke pretenduar se tashmë shfletuesi i saj është 45 % më i shpejtë sesa Google Chrome e shtojcën Adblock Plus të integruar.