OnePlus grumbullon të dhëna nga përdoruesit pa dijeninë e tyre

OnePlus grumbullon të dhëna nga përdoruesit pa dijeninë e tyre

Prodhuesi Kinez i telefonëve OnePlus grumbullon të dhëna nga përdoruesit e tij dhe i transmeton ato tek një server së bashku me numrin serial të secilit prej telefonëve tha eksperti i sigurisë kibernetike Chris Moore.

Në Janar Moore detajoi mënyrën sesi telefonët OnePlus me sistemin operativ OxygenOS regjistronin informacione të caktuara si: kur ekrani i një përdoruesit kyçet apo shkyçet, kur aplikacionet hapen, përdoren dhe mbyllen dhe çfarë rrjetesh Wi-Fi telefonët lidhen.

I gjithë ky proces është standard për OnePlus. Por OnePlus merr edhe numrin IMEI, numrin e telefonit, emrat e rrjeteve mobile pa dijeninë e përdoruesit dhe pikërisht këtu çdo gjë bëhet problematike, shkruan PcWorld.

Sipas Moore, kodi i cili kryen këtë proces gjendet në OnePlus Device Manager dhe OnePlus Device Manager Provider. Në rastin e tij ai tha se në vetëm 10 orë këto dy aplikacione kishim grumbulluar 16MB të dhëna.

Në një qëndrim zyrtar, OnePlus tha se transmeton analiza te një server në Amazon në dy kanale. Informacionet e grumbulluara në kanalin e parë shërbejnë për të përmirësuar softuerin ndërsa i dyti përmban informacione të pajisjes të cilat shërbejnë për ti ofruar suport përdoruesve.

Madje kompania thotë se përdoruesit mund të ndalojnë grumbullimin e të dhënave duke shkuar në Settings, Advanced dhe hequr opsionin “Join User Experience Program.”

Për kanalin e dytë nuk ekziston një opsion i tillë.