Olluri: Shpresoj që Berisha ka marrë mësim dhe e paguan rrymën

Olluri: Shpresoj që Berisha ka marrë mësim dhe e paguan rrymën

Gazetari Parim Olluri në emisionin CLICK në RTV21,  ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme për lejimin e Zafir Berishës që të kandidojë për kryetar të Prizrenit.

“Realisht tjerët nuk kanë bë ankesë në Supreme, Berisha i ka qëndruar gati ka bë ankesë, unë shpresoj që së paku Berisha ka marrë mësim prej këtij rasti dhe shkon e paguan rrymën dhe nuk bë ma këso veprime të paligjshme”, ka thënë Olluri.

Kujtojmë se kandidati i “Nismës” , për kryetar të Prizrenit  Zafir Berisha ishte deçertifkiuar nga KQZ.

Kurse Sot Gjykata Supreme miratoi kërkesën e Berishës, e me këtë rast KQZ obligohet ta çertifikojë prapë atë.