Olluri: LDK-ja nga patericë e PDK-së po bëhet patericë e VV-së

Olluri: LDK-ja nga patericë e PDK-së po bëhet patericë e VV-së

Fakti që Lidhja Demokartike e Kosovës doli nga një koalicion i dështuar me Partinë Demokartike të Kosovës, pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe rezultatit të dobët nga votat e qytetarëve ka dalë e treta e ka shndërruar atë në një parti e cila është e dëshirueshme edhe nga PAN por edhe nga Vetëvendosje.

Por rezultati i dobët në zgjedhje ku u rendit e treta parti, për drejtorin ekzekutiv të Insajderit, Parim Olluri e ka bërë LDK-në një parti e cila nuk është në pozicion të tillë që të qes kushte.

Kësisoj Olluri ka përmendur një nga epitetet që vet nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili pas shkarkimit të Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa me votat e PDK-së kishe thënë se “LDK-ja nuk do të jetë më patericë e askujt”.

Olluri në Debat D+ në TV Dukagjini ku ishin të ftuar nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri dhe një nga themeluesit e Alternativës, Ilir Deda, se LDK-ja prej një partie “patericë e PDK-së” është duke u shndërruar në një “parti patericë e Vetëvendosjes”.

“LDK-ja nga një parti e madhe në Kosovë është shndërruar në parti patericë e VV-së”, ka thënë Olluri.

Sipas tij, LDK-ja aq sa e ka dëmtuar imazhin duke hyrë në koalicion me PDK-në do ta prishë imazhin edhe nëse hynë me VV-në, duke përkujtuar gjuhën e ashpër që LDK-ja sa ishte në Qeveri e përdorte ndaj Vetëvendosjes që ishte në opozitë./Insajderi.com