Olluri: LDK-ja u ndëshkua për shkak “të djemve të kryeministrit dhe abuzimit me Rugovizmin

Olluri: LDK-ja u ndëshkua për shkak “të djemve të kryeministrit dhe abuzimit me Rugovizmin

Një anëtar i LDK-së që nuk u fut në listën për kandidat, nga kjo parti, Shpetim Bulliqi,dhe një kandidat tjetër që tek pas rinumërimit të fundit të votave arriti të bëhet deputet, Naser Rugova, kanë tentuar të mbrojnë partinë e tyre në mënyra të ndryshme, përkundër faktit se Qeveria e drejtuar nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa nuk ka treguar ndonjë performancë të lartë, bazuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve duke dalë e treta në ranglistën e partive politike.

Drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri ka përmendur disa nga dështimet që kanë quar në rënien e partisë së parë në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar nga presidenti historik, Ibrahim Rugova.

E pikërisht shfrytëzimi i figurës së presidentit Rugova nga figurat e LDK-së të cilët janë përfshirë në skandale të ndryshme gjatë qeverisjes e cila nuk ka dhënë ndonjë rezultat të madh, kanë qenë arsyet që Olluri ka përmendur si shkaqe që kanë quar në rënien e LDK-së nga partia e dytë parlamentare në të tretën.

Olluri përmendi faktin se Isa Mustafa është bërë kryeministri i parë, djemtë e së cilit përfitojnë tender direkt nga Zyra e Kryeministrit, duke përmendur faktin se kompania në pronësi të Mustafës pati fituar tender në kohën sa Mustafa ka drejtuar Qeverinë.

Naser Rugova tha se Qeveria e drejtuar nga Mustafa ka shënuar suksese të ndryshme, duke përmendur në veçanti pensionet e veteranëve të luftës por një proces i tillë sipas Ollurit nuk mund konsiderohet sukses pasi Qeveria e Mustafës ia ka pranuar numrin prej 60 mijë veteranëve të luftës që më vonë kanë rezultuar të mos jenë as gjysma e tyre.

“Keni krijuar një listë prej 32 mijë mashtruesve si veteranë”, tha Olluri, në emisionin “Debat Plus” në Tv Dukagjini.

E Bulliqi, i cili njihet si deputeti i LDK-së që ka kundërshtuar demarkacionin, një nga arsyet pse ra Qeveria e Isa Mustafës, ajo Qeveri e ka ndaluar të keqën, kapjen e shtetit.

“Qeverisja e kaluar do të mbahet mend për ndaljen e së keqës, kapjen e shtetit”, ka thënë Bulliqi.

Megjithatë ai nuk mundi ta mohoj se nuk ka pasur korrupsion edhe në qeverisjen Mustafa mirëpo, sipas tij ka qenë në miniatur krahasuar me Qeverisjen Thaçi, ku ai përmend rastin e pasaportave milionëshe./Insajderi.com