Oligarku, Samir Mane nis punën me “Feronikel”

Oligarku, Samir Mane nis punën me “Feronikel”

Kompania NewCo Ferronikel të cilën para disa muajve e bleu, kompania “Balfin Grup” e oligarkut nga Shqipëria, Samir Mane ka filluar punën.

Përmes një komunikate për media, “Feronikel” ka njoftuar se të hënë ka nisur prodhimi.

Kompania NewCo Ferronikeli, që gjendet në Drenas, të hënën ka nisur prodhimin. E gjithë teknologjia që kompania zotëron është në gjendje funksionale dhe prodhimi u realizua me sukses pas disa javë përgatitjesh

“NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan është blerë së fundmi nga Grupi Balfin.

Kompania ka ndërprerë prodhimin në muajin prill të këtij viti, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.

Në një komunikatë për media të kësaj kompanie, thuhet se “pas rinisjes së prodhimit, synimi është të rritet kapaciteti prodhues, të zgjerohet tregu dhe të rriten eksportet, gjë që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e rajonit të Drenasit dhe në ekonominë e Kosovës në përgjithësi”.