Korea e Veriut do të përballet me sanksione të reja. Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar me shumicë votash masat e reja që synojnë të godasin ekonominë e shtetit komunis" />

OKB vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

OKB vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Korea e Veriut do të përballet me sanksione të reja. Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar me shumicë votash masat e reja që synojnë të godasin ekonominë e shtetit komunist.

Rezoluta, e hartuar si ndëshkim ndaj programit raketor të Penianit, ndalon eskportet dhe kufizon investimet në vendin e izoluar aziatik. 

1 miliard dollarë në vit pritet t’i zbriten bilancit tregtar koreano-verior nga këto sanksione. Testet e raketave të muajve të fundit shtynë fqinjët aziatikë dhe Shtetet e Bashkuara që të hartonin këtë rezolutë të re. 

Koreja e Veriut pretendon se ka gati raketa që mund të mbërrjnë deri në Amerikë, megjithatë ekspertët dyshojnë në aftesinë e tyre për të goditur me saktësi.