OKB: Të gjitha palët në konfliktin libian kanë kryer krime të rënda

25.02.2016 12:05
OKB: Të gjitha palët në konfliktin libian kanë kryer krime të rënda

Të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Libi janë fajtorë për krime luftë, përfshirë këtu tortura, dhunime, dhe ekzekutimeve të të burgosurve.

Kështu ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara që ka thirrur liderët botërore të bëjnë më shumë që të sjellin keqbërësit para drejtësisë.

“Një shumësi e akterëve, shtetërore dhe jo-shtetërore, akuzohen për shkelje shumë serioze të për abuzime të cilat në shumë raste mund të cilësohen si krime lufte,” ka thënë shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.

Një raport i publikuar të enjten dokumenton abuzimet kryera në Libi gjatë vitit 2014 dhe 2015, dhe thotë se situata është përkeqësuar gjatë kësaj kohe, raporton The Guardian.

Libia ka pasur së paku dy qeveri rivale brenda shtetit që nga vera e vitit 2014,  kur qeveria e njohur ndërkombëtarisht u detyrua të largohet nga Tripoli.

Një vakuum i një qeverie pas rrëzimit të Muammad Gaddafit në vitin 2011 ka ndihmuar edhe në krijimin e Shteit Islamik në vend, që ka bastionin e vet në  qytetin e vendlindje së ish diktatorit, në Sirte.

Raporti i publikuar jep detaje se si grupe të armatosura në vend kanë kryer vrasje të jashtëligjshme, shumica ezkutimve të njerëze që janë zënë rob./Insajderi.com