OKB kërkon 4,4 miliardë dollarë për të përballur urinë në botë

OKB kërkon 4,4 miliardë dollarë për të përballur urinë në botë

OKB-ja ka nevojë për 4,4 miliardë dollarë financime urgjente për t’u përballur me situatat e urisë në Nigeri, Somali, Sudan të Jugut dhe Jemen, sipas sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres.

Gjatë një konference për shtyp në Selinë e OKB-së, në New York, është thënë se 20 milionë njerëz ndodhen në situata katostrofike në këto katër vende.

“Më shumë se 20 milionë personandodhen në situata katastrofike në këto katër vende dhe veprimet janë të nevojshme për të evituar katastrofa të shkallës së gjerë”, ka thënë Guterres. /Insajderi.com