OKB-ja krijon fond për tri komunitete në Kosovë

OKB-ja krijon fond për tri komunitete në Kosovë

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar për krijimin e një fondi për kompensim të pjesëtarëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, që kishin qëndruar në një zonë të kontaminuar në veriun e Kosovës pas luftës së vitit 1999, në kampe të administruara nga misioni i atëhershëm i OKB-së UNMIK-u.

Pas vitit 2010 banorët ishin vendosur në zona tjera, pjesa më e madhe në jug të Mitrovicës, të banuar me shumicë shqiptare.