Ofertë marramendëse për Iniestën nga Kina

Ofertë marramendëse për Iniestën nga Kina

Sipas asaj që njofton spanjollja “AS”, Andres Iniesta ka refuzuar dy oferta nga futbolli kinez, me një “mendjelehtësi” për t’u habitur.

Njëra, madje, shkonte në kuotën e 35 milionë eurove në sezon, pa llogaritur privilegje të tjera. Një kontratë në letër, gati për t’u firmosur.

Tani për tani, përgjigjia e tij nuk ishte pozitive. Por, kinezët këmbëngulin dhe shpresojnë t’ia dalin në tentativat e tjera.

Kapiteni katalanas i ka qetësuar të gjithë të enjten: “Unë përfitoj nga ky rast për të thënë se për asnjë gjë, Iniesta dhe Barcelona nuk do të kenë ndonjë problem.”

Iniesta është në proces rinovimi me Blaugranët, por nuk e ka bindur oferta e parë e klubit. Bartomeu i ka propozuar atij zyrtarisht edhe dy vite kontratë shtesë. Iniesta, i cili rezulton 33 vjeç në maj, e përfundon në qershor të vitit 2018 kontratën aktuale, shkruan Telesport.

Në fakt, Iniesta është jo pak i shqetësuar për humbjen e famës sportive.

Ai ka luajtur 1390 minuta zyrtare në këtë sezon, vetëm 39.6 për qind të asaj, që ka qenë e mundur. Kohët e fundit dukej e pamendueshme që Iniesta të largohet nga “Camp Nou”.