Oferta e fundit e May: Ose pranoni marrëveshjen time ose nuk ka Brexit

Kryeministrja britanike i ka paralajmëruar kundërshtarët në partinë e saj, të cilët kanë kërcënuar se do ta kundërshtojnë marrëveshjen e saj, se alternativa e vetme për planin e saj është që Britania e Madhe të mos e arrijë fare marrëveshjen.

Oferta e fundit e May: Ose pranoni marrëveshjen time ose nuk ka Brexit

Kryeministrja britanike Therese May ka deklaruar sot se nuk ka alternativë për marrëveshjen potenciale të saj mbi kushtet e Brexit-it dhe se përndryshe nuk do ketë marrëveshje për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

May në intervistën dhënë BBC  i ka paralajmëruar kundërshtarët në partinë e saj, të cilët kanë kërcënuar se do ta shfuqizojnë marrëveshjen, se alternativa e vetme për planin e saj është që Britania e Madhe të mos arrijë marrëveshje, transmeton Insajderi.com.

Ajo ka theksuar se parlamenti britanik do ta përkrahë çfarëdo marrëveshje për Brexit-in të cilën ajo e arrin me BE, dhe se nuk do të jetë e mundur të arrihet ndonjë marrëveshje më e mirë.

“Mendoj se parlamenti do ta përkrahë marrëveshjen, sepse qytetarët po e shohin rëndësinë e marrëveshjes me të cilën do t’i mbanim marrëdhëniet e mira tregtare me BE, por edhe të nxjerrim përfitime dhe shanse të cilat i ofron Brexit”, ka theksuar May.

E pyetur se çfarë do të ndodh nëse marrëveshja refuzohet, May ka thënë se është e sigurt që Bashkimi Evropian nuk do t’i mundësonte kushte më të mirë për Brexit.

Britania e Madhe duhet ta braktisë BE më 29 mars, por për momentin pak gjëra janë të njohura, sepse ende nuk është arrit marrëveshja përfundimtare.

Vërejtja kryesore në arritjen e marrëveshjes është çështja e kufirit në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës pas Brexit-it./Insajderi.com.