Oferta e Arsenalit për sulmuesin e Dortumundit

Oferta e Arsenalit për sulmuesin e Dortumundit

Arsenali nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi i Borussnia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Daily Mail raporton se “Topçinjtë” kanë bërë ofertë të re për të në vlerë prej 58 milionë euro.

Oferta e mëhershme prej 49 milionë euro u refuzua nga drejtuesit e gjigantit gjerman.

Ndërkohë, edhe sulmuesi francez Olivier Giroud mund të përfshihet në ketë marrëveshje, duke qenë se Dortmundi do të ketë nevojë për një zëvendësues të Aubameyangun.