O’Connell: Ka ardhur koha për rezultate konkrete kundër korrupsionit

O’Connell: Ka ardhur koha për rezultate konkrete kundër korrupsionit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se është koha për të treguar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

“Për korrupsionin bisedojmë që shumë vjet, por ka ardhur koha që të shihen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ndër tjera ambasadori O’Connell gjatë konferencës së publikimit të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit.

O’Connell ka thënë se Britania dhe Evropa kërkojnë një Kosovë ku sundon rendi dhe ligji, dhe një Kosovë prosperuese.

Ai ka thënë se brenda sistemit të drejtësisë ka gjyqtarë dhe prokurorë që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke shtuar se në këtë drejtim është bërë shumë pak.

Sipas tij, neglizhenca ka bërë që shumë lëndë kundër korrupsionit të parashkruhen./Insajderi.com