O’Connell: Askush s’i ka premtuar Kosovës asgjë për themelimin e Speciales

O’Connell: Askush s’i ka premtuar Kosovës asgjë për themelimin e Speciales

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se akuzat e Dick Marty në vitin 2010 kanë qenë të rënda dhe se Kosova nuk ka pasur rrugëdalje tjetër, përveç ta themelojë Gjykatën Speciale.

“Për akuzat serioze duhet të kishte një reagim serioz”, ka thënë O’Connell.

O’Connell ka deklaruar se askush nuk i ka premtuar Kosovës asgjë, në këmbim të bërjes së Gjykatës Speciale.

“Me kthyer 180 shkallë, me kthyer mbrapsht qëndrimin, se kemi bashkëpunuar tash, por nuk bashkëpunojmë më është joserioze sepse i thuhet jo bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë O’Connell, duke komentuar iniciativën e 22 dhjetorit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. “Kemi qenë të qartë gjithmonë për gjykatën. Askush si ka premtuar asgjë Kosovës për themelimin e Gjykatës”.

Ai ka thënë se formimi i Speciales nuk ka qenë punë tregtie.