O’Conell: Partitë politike të kenë njerëz kredibil

21.03.2017 11:11
O’Conell: Partitë politike të kenë njerëz kredibil

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Conell, ka thënë se njerëzit e kriminalizuar dihet të jenë jashtë politikës, duke shtuar se e mbështet nismën e presidentit, Hashim Thaçi, për dekriminalizimin e skenës politike.

Ai tha se sondazhet tregojnë se partitë politike janë më së paku të besueshme nga qytetarët.

“Ky fakt është mjaftë shqetësues për Britaninë e Madhe. Andaj, ne kemi ofruar eksperiencën tonë që partitë politike të bëhen më përgjegjëse dhe transparente dhe së bashku ta luftojnë të keqën”, ka thënë O’Conell.

“Populli duhet të kërkojë më shumë nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe t’i mbajë ato llogaridhënëse”, theksoi ai.

Por, brenda partive politike, vijoi ai, ka njerëz që janë nën hetime për vepra kriminale.

“Si mund të presim që kriminelët të japin llogari qytetarëve të vet”, theksoi ambasadori O’Conell, shkruan REL

“Duhet të kemi parti politike të shëndosha, demokratike e transparente”, theksoi O’Conell, duke u pajtuar plotësisht me nismën e presidentit Thaçi, për miratimin e kodit për dekriminalizimin e skenës politike.