Obama skeptik mbi suksesin e marrëveshjes së armëpushimit në Siri

Obama skeptik mbi suksesin e marrëveshjes së armëpushimit në Siri

Presidenti amerikan, Barack Obama, nuk shpreh i sigurt në ndalimin e luftimeve në Siri dhe shpresave se lufta do të ndalet nga negociata paqeje që do t’i jepnin fund luftës civile 5-vjeçare në vend.

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me mbretin Abdullahu i II i Jordanisë, presidenti amerikan tha se nuk duhen ushqyer shumë shpresa, pasi situata në Siri është e vështirë, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Por, Obama tha se në se javët e ardhshme do të mund të shohim pakësim të dhunës, çka do të krijojë “bazën për të patur një ndalim afatgjatë luftimesh”, raporton Insajderi.

Lideri sirian Bashar al-Assad deklaron se është i gatshëm të mbështesë armëpushimin në vendin e tij, që është parashikuar të hyjë në fuqi të shtunën, ndërsa rebelët thonë se do t’i ulin armët nëse ndalojnë sulmet ndaj civilëve.