Obama: Shoqëria amerikane nuk i mbështet femrat e fuqishme

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë zgjedhur një femër presidente, pasi shoqëria amerikane nuk është mbështetëse ndaj femrave të fuqishme.

Obama: Shoqëria amerikane nuk i mbështet femrat e fuqishme

Mëtutje, ai theksoi se zgjedhjet presidenciale ndërmjet ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe biznesmenit republikan, Donald Trump, nuk duhet të ketë paqartësi.

Duke iu referuar kandidatit Trump, por pa e përmendur emrin e tij, Obama tha se “ky person nuk është i kualifikuar të jetë president”, shkruan rel.

Megjithatë, sipas tij, polarizimi politik në Shtetet e Bashkuara i ka bërë këto zgjedhje më të paqarta se sa që do të duhej të ishin.

Kjo referencë kishte të bënte me hulumtimet e fundit të opinionit, që sugjerojnë se gara ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit është tejet e barabartë.