Obama reagon ndaj deklaratave të Trump për njerëzit me ngjyrë

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar kandidatin republikan për president, Donald Trump, i cili në fillim të javës ka thënë se njerëzit me ngjyrë në Amerikë nuk kanë qenë kurrë më keq se tani.

Obama reagon ndaj deklaratave të Trump për njerëzit me ngjyrë

“Edhe një tetë vjeçar mund të na tregojë që skllavëria nuk ishte e mirë për njerëzit me ngjyrë”, ka thënë Obama, njofton Klan Kosova.

Trump gjatë një intervistë në Karolinën e Veriut, ka deklaruar se komuniteti i njerëzve me ngjyrë në SHBA gjatë presidencës së Obamës janë më keq se sa më parë.

“Ne do ta bëjmë vendin tonë sërish të sigurt. Ne do t’i rindërtojmë qytetet tonë pasi që komuniteti jonë afriko – amerikan nuk kanë qenë asnjëherë në pozitë më të rëndë. Kurrë, kurrë, kurrë nuk kanë qenë më keq se tani”, ka thënë Trump. /Insajderi.com