Obama kritikon Putinin për përdorimin e forcës

Presidenti Barack Obama, në fjalimin e tij të fundit në OKB, në cilësinë e presidentit të SHBA-së, ka bërë thirrje për “korrigjim të kursit” në rrugën aktuale të integrimit global, duke i bërë thirrje botë që të heqin dorë nga modelet e qeverisjes që jetësojnë pabarazinë ekonomike, mungesën e tolerancës, autoritarizmin dhe izolimin.

Obama kritikon Putinin për përdorimin e forcës

Ai e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se “përmes forcës po mundohet të rifitojë lavdinë e humbur”, duke iu referuar kështu aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Ukraina, njofton Rel.

“Kjo gjë mund të jetë popullore në Rusi. Mund të nxisë entuziazmin nacionalist për një kohë. Por me kalimin e kohës, kjo gjë do të bëj që kufinjtë e Rusisë të jenë më pak të sigurt”, ka thënë presidenti Obama. /Insajderi.com