Disa nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë janë duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 16-vjeçarit Aulon Zekës.
Ata janë duke protestuar në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë me parullat “Drejtësi për Aulonin”, raporton Insajderi.
Aulon Zeka është gjetur i vrarë afër shkollës “Model” në Prishtinë në lagjen Arbëria.
Dyshohet se ai është vrarë nga tjetër i mitur me inicialet G.H.
Lidhur me rastin e Aulonit janë arrestuar dy të dyshuar, një femër R.G dhe tjetri G.H.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme po ashtu është protestuar për vrasjen e Aulon Zekës. /Insajderi.com