Nxënësi sulmon drejtorin e shkollës “Iliria” në Prishtinë

Nxënësi sulmon drejtorin e shkollës “Iliria” në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm, në shkollën “Iliria” të Prishtinës, një nxënës e ka sulmuar fizikisht drejtorin e shkollës, raporton Insajderi.

Ndërsa policia ka njoftuar se B. K, 58 vjeç, ishte sulmuar në zyrën e tij, ndërkaq lidhur me rastin e ka arrestuarin të dyshuarin E. M, 16 vjeç.

Dhe ndaj të dyshuarit pas intervistimit si dhe  marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme procedurale. /Insajderi.com