Në shtetin amerikan të Arizonës një çift që po priste të martohej, rrugës ka përfunduar për në burg. Ata ishin pjesë e një aksidenti dhe shoferja (në këtë rast nusja që pritej të martohej) ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës, informon albinfo.ch, shkrimin e televizionit “ABC”.
“Menjëherë pas aksidentit, forcat policore arrestuan nusen që po shkonte drejt ceremonisë së martesës. Kjo pasi nusja duhej të ekzaminohej për konsumim të substancave të ndaluara.”
Në aksident u përfshinë tre vetura, ku një person mbeti i plagosur lehtë. Ligjet e Arizonës janë të ashpra kundrejt alkoolit dhe drogës