Nura: Pozherani meriton më shumë

Nura: Pozherani meriton më shumë

Ka vazhduar edhe sonte fushatën në lokalitetet e komunës së Vitisë kandidati i AAK-së për Kryetar të komunës së Vitisë, Faruk Nura.

Nura sot u takua me banorët e Pozheranit të cilëve  u ka thënë se Pozherani është lënë i papërfaqësuar në institucionet e ndryshme. Por edhe është lënë anash edhe në investimet kapitale.

“Në momentin që do ta marr detyrën do të punoj shumë që Pozherani të ketë përfaqësim dinjitoz në institucionet tona. Pozherani sot nuk ka kanalizim, është anashkaluar nga qeveria në ikje, dhe ujërat e zeza dhe ato të kanalizimeve po shkaktojnë dëme të mëdha. Kryetari në ikje e ka lënë veç në themele objektin e shkollës dhe vetëm gënjen, sapo të marr detyrën menjëherë do të fillojmë punën dhe ta përfundojmë në afat rekord shkollën. Pozherani e ka Vllazninë e cila na ka bërë të gjithëve krenar, ata sot nuk kanë stadium, me të marr drejtorinë do të investojmë në ngritjen e stadiumit të ri. Qyteza e Pozheranit ka shumë nevoja, dhe unë bashkë me Aleancën do të jemi bashkë me ju”, ka thënë Nura.

Në fund janë prezantuar edhe kandidatët  për asamblenë komunale nga Pozherani.