Artikull i sponsorizuar

Nura: Bujqësia do të jetë prioritet i AAK-së në Viti

Nura: Bujqësia do të jetë prioritet i AAK-së në Viti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një tubim të përbashkët me banorët e tre fshatrave të Vitisë me ata të Radivojcit, Budrikës, të Skifterajt dhe të Remnikut, me ç’rast Faruk Nura, kryetar i degës së AAK-së në Viti njëherit kandidat për kryetar të Vitisë, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe përkrahje të vazhdueshme që kanë treguar ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ndaj tij. Faruk Nura në këtë takim shpalosi programin e tij qeverisës në fusha të ndryshme si bujqësi, për arsim cilësor, shëndetësi, zhvillim rural dhe të tjera.

“Sonte vij këtu me program të zhvillimit ekonomik pasi Vitia ka mbetur anash, këto lokalitete nuk kanë pasur perspektivë. Do ta shqyrtojmë buxhetin, dhe ne do ta dyfishojmë pasi buxheti i miratuar nuk mjafton për nevojat e vitiasve. Kam përcjell programin e kundër-kandidatëve dhe ne kemi një program konstruktiv dhe konkret. Budrika ska ujë, ne do të shfrytëzojmë burimet e ujit që ka rajoni jonë për të ju mundësuar fermerëve prodhim. Bizneset nuk do të anashkalohen, bujqit e fshatrave të Vitisë janë heronjtë tanë, ne do ta bëjmë qendrën grumbullimit për të gjitha prodhimet dhe do të mundësojmë që fermerët tanë të shesin në treg produktet. Bujqësia do të jetë prioritet, bujqve të i ofrojmë mbështetje e jo ndihma, do të marrin grante, subvencione dhe do të mbështeten siç e meritojnë për të zgjeruar kapacitetet e tyre dhe fuqizuar prodhimet e tyre. “Ne programin tonë kemi përfshirë nevojat dhe kërkesat e të gjitha shtresave të shoqërisë. Nuk do të ketë diskriminim ndaj asnjë qytetari.” “Nëse Vitia me jep mbështetje për kryetar, do te ia kthejmë kësaj komune fuqinë ekonomike. Në arsim do të vendosim rregull dhe disiplinë për të rritur cilësinë në arsim, pasi ky sektor ka ngecur këto vite”, u shpreh Nura.

Në këtë tubim u tha se kandidatët për asamblistë nga radhët e AAK, janë një ekip e përgatitur për të përfaqësuar zërin e qytetarëve dhe për të mbrojtur interesat e tyre në çdo fushë, të cilët bashkë me kryetarin e ardhshëm, Faruk Nurën janë të përkushtuar për ta bërë ndryshimin e madh të cilin po e presin me padurim të gjithë qytetarët vitias.