Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.

Numri i votuesve nga diaspora që aplikuan për zgjedhjet lokale

“Prej datës 16 korrik kur ka filluar kjo periudhë e deri më sot (e martë, 15 gusht), sipas të dhënave mesditës, numri i aplikimeve për t’u regjistruar si votues jashtë vendit është: 2 mijë e 296. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.

Të gjitha informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm është i publikuar në faqen e KQZ-së, në KËTË link. http://www.kqz-ks.org/sq/votim…