Numri i votave me kusht dhe diferenca mes Haskukës e Totajt

Numri i votave me kusht dhe diferenca mes Haskukës e Totajt

Mytaher Haskuka prin ndaj Shaqir Totajt në Komunën e Prizrenit, tregojnë rezultatet preliminare të Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ).

Në Prizren 1637 votat me kusht do të përcaktojnë nëse kryetar do të jetë Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, që tash ka 329 vota më shumë se kundërshtari i tij nga Partia Demokratike, Shaqir Totaj.

Të gjithë kandidatët e shpresojnë fitoren.

Por, duhet të pritet fundi i javës, kur u vjen radha (sipas një itinerari më parë të caktuar) e numërimit nga KQZ.

Më poshtë votat me kusht sipas komunave:

Image