Numri i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara për 24 orë

Numri i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente në komunikacion. Sipas policisë, 13 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 24 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq edhe numri i tiketave është në rritje. Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 10 tiketa në trafik.