Numri i emergjencës për evropianët mbush 25 vjeç

Numri i emergjencës për evropianët mbush 25 vjeç

Këshilli i Komisionit Evropian me 29 korrik 1991 ra dakord që të ketë vetëm një numër të emergjencës i caktuar si 112 që i është vënë në funksion të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Sot ky numër emergjence mbush 25 vjet të ekzistencës. Ndikimi i tij ka qenë i madh.

“Veçanërisht në periudhën e festave, është e rëndësishme të dihet numri që duhet zgjedhur në rast emergjence. Dhe ky numër u ka dalë në ndihmë shumë evropianëve”, tha ministri brendshëm gjerman Lorenx Caffier.

Por megjithatë ka shumë evropian që nuk e dijen ekzistencën e këtij numri.

“Ne duhet të punojmë ende që këtë numër ta dinë të gjithë evropianët e në mënyrë të veçantë banorët gjerman që sipas të dhënave vetëm një numër i vogël janë i informuar për ekzistencën e këtij numri”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Përveç vendeve të BE-së, numri 112 aplikohet si numër emergjente edhe në Zvicër, Islanë dhe Norbegji bashkë me vendet e Ballkanit si Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Moldavia, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina./Insajderi.com