“Numrat bëjnë fuqinë” – Lladrovci i “jep krah” PDK-së në Drenas

“Numrat bëjnë fuqinë” – Lladrovci i “jep krah” PDK-së në Drenas

Ramiz Lladrovci për pak i ka shpëtuar një situate të njejtë që e ka pasur homologu i tij në Prishtinë, Shpend Ahmeti në mandatin e kaluar, mungesën e numrave në Asamble duke i pamundësuar marrjen e shumë vendimeve. Ka arritur që ta marrë shumicën në Asamblenë e Drenasit.

NISMA për Kosovë, Iniciativa Qytetare “Vizioni për Drenasin”, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Iniciativa Qytetare për Drenasin kishin bërë gati një marrëveshje për të marrë shumicën në Asamblenë e Drenasit.

Të enjtën e 7 dhjetorit kur pritet të mblidhet Asambleja e Drenasit, ishte vendosur që këto parti ta propopzojnë Vehbi Berishën për kryetar të Kuvendit Komunal.  Por 24 orë para se mbledhja të mbahet, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka arritur që të marrë shumicën në Asamble.

Kësisoj PDK nga 14 asamblistë tashmë i ka 17, pasi një asambleiste e NISMA-s, Malsore Cakiqi, dhe dy ish-konkurrentë të Lladrovcit për kryetar komune, Bedri Nika i LDK-së dhe Petrit Sinani i AKR-së i janë bashkuar grupit të asamblistëve të PDK-së.

Kësisoj PDK-ja dhe Lladrovci tashmë ka edhe kryetarin e komunës por edhe kryetarin e Asamblesë.

Përderisa asambleistja e NISMA-s e ka bërë publike vet lajmin për kalimin nga NISMA në PDK, Lladrovci ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me Nikajn dhe Sinanin në një fotografi me një mbishkrimin “Tatari i raftë në fije!”.

Tatari i raftë në fije!

Posted by Ramiz Lladrovci on Wednesday, 6 December 2017